Konsulta dhe Preventiv i Personalizuar
Çdo trajtim i suksesshëm fillon me një konsultë të plotë. Në Empress Dental, konsulta përfshin analizë estetike dhe funksionale, skanim 3D, foto klinike dhe një plan trajtimi të personalizuar që përshtatet me objektivat tuaja.
Përfitimet
✓Skanim dixhital 3D për diagnostikim të saktë
✓Foto klinike profesionale për dokumentim
✓Plan trajtimi i detajuar dhe transparent
✓Këshillim për higjienën dhe kujdesin e përditshëm
✓Simulim i rezultatit para fillimit të trajtimit
Si funksionon
01
Takimi fillestar
Bisedë për historinë dentare dhe objektivat estetike.
02
Diagnostikimi
Skanim 3D, rontgen panoramike dhe foto klinike.
03
Plani i trajtimit
Prezantim i opsioneve me kosto dhe afat kohor.
04
Ndjekja
Kontrolle periodike për të ruajtur shëndetin oral.